Në lajmërimet më të fundit, arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme po pregaditen për një grevë.
Këtë herë shkak nuk duket të jenë pagat e ulta, por keqtrajtimi i arsimtarëve në shumë shkolla nga drejtorët dhe sekretarët e shkollave përkatëse.
Pas kërkesës së shkollave në fjalë, duket se shumë shkolla në koordinim me BSPK-në janë shprehur të gatshme të dalin në greva.
Greva pritet të mbahet javën që vjen, dhe nuk do të ndalojë deri sa të mos mirren masa nga qeveria e Kosovës.
