Një hulumtim i bërë nga gazetarët e “trillime”, ka sjellë përfundimin se TV kanali më i shikuar para, gjatë, dhe pak pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në Kosovë, ishte Bang Bang, që ofrohet nga platforma Digitalb.

Qytetarët e pyetur, e panë më të arsyeshme të shikojnë bang bang, se kanlalet tjera, pasi që këto zgjedhje qytetarëve i duken shumë monotone.

Një plak i intervistuar theksoi: “Valla me migjën, t’dillën ka qen emisioni ma interesant, Oli dhe Benxhi, mos ja q*** punën edhe ju, veq për Mehmet Kosovën e kisha lon pa e kqyr, për asni sen tjetër”.

Një qytetar tjetër theksoi: “Normalisht që e shikova më shumë bang bang. Të dielën shfaqen ato seritë e reja të Tom & Jerry, të cilat nuk mund të i lej pa i shikuar, janë thjesht të pashmangshme”.

Në hulumtim doli që 85% e qytetarëve të intervistuar shikuan bang bang, dhe 15 përqindshi i mbetur Junior TV. Në fakt kjo përqindje për junior TV do ishte më e madhe, por rrjeti kabllor fatkeqsisht nuk e transmeton.

/Dardani/

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.