Sot ne nje konference per shtyp me gazetaret, kryeministri i kosoves, z. HashimThaqi, deklaroi se tash e tutje, data 1 prill do te simbolizoj qeverine dhe do te jete pushimi per te gjithe ata qe kane “fatin” te punojne ne zyrat e saj.

- 1 Prilli njihet si dita e rrenave, pra te gjithe personat rrejne vetem sot. Po ne? Ne qe genjejme cdo dite, qe kalojm netet duke menduar se si ta genjejme popullin neser dhe te fitojm dhe zgjedhjet e tjera, dhe ne duam diten tone. Pas nje konsulte edhe me bashkesine nderkombetare qe shpeshhere edhe na frymezon per rrenat tona, arritem ne perfundim se kjo dite eshte me e qelluara per ne.

Po si do ta kalojne diten qeveritaret tane? Epo te genjesh miliona njerze cdo dite pos nje detyre e veshtire eshte edhe nje presion i madh mbi qeverine tone qe na “deshiron” cdo te mire, prandaj, sot me siguri jane duke u relaksuar sado pak. Pushime te kendshme per ta.

: Uncategorized

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.