Nga nje telegram ambasadash te nxjerre nga kanali i mirenjohur televiziv OpaaLeaks, ka rrjedhur informacioni me i fundit qe tregon se deputeti Dritan Prifti, video pergjimet nuk i kishte realizuar per te bere shantazhe, por pasi ai gjithmone ka enderruar te jete prane botes se Kinemase. Nderkohe qe Mediat njoftojne qe Dritan Prifti ka rreth 200 video “pergjime” dhe aludon per aferat korruptive te tjera qe jane tek ato, ne gjetem kohe te pyesnim Dritanin per pasionin e tij te vertete. Me poshte intervista e censuruar:

Redaksia Trillime: Shkelqesi, kemi marre vesh qe videot jane pjese e hobit tuaj si regjisor. A mund te na e konfirmoni kete gje!?

Deputeti P: Fillimisht shpreh kenaqesine qe kam perfunduar deri tek faqja juaj e shoh qe pararendes te mi jane Berisha, Thaci, Rama e te tjere njerez te medhenj, dhe kuptohet ketu nuk futet Meta.
Per t’u kthyer tek pyetja, po eshte e vertete qe une kam enderruar te behem gjithmone nje regjisor. Bile dhe videot e mia jane bere pikerisht per te montuar nje film me “low-budjet” qe do i hapte rruge fames sime. Megjithate kjo u keqkuptua dhe jemi ketu ku ndodhemi.

Trillime: Pra po thoni qe gjithe keto kohe keni qene ne kerkim te casteve kinematografike me ato video?

Deputeti P: Po shume e vertete. Po mendoja qe te bashkepunoja me Ramen fillimisht, duke marre parasysh thashethemet qe thuhen qe ai eshte artist. Njehere qe i shkova ne zyre, e gjeta tek po thithte droge dhe kuptova qe si artist e kishte kaluar cakun e degjenerimit dhe nuk mund te xhiroja rreth tij. Skenat e tija do ishin te dhunshme, rrahje grash, sharje gazetaresh e … shkurt nje art qe nuk do me pelqente.

Trillime: Po me Meten!?

Deputeti P: Me Meten do ishte ndryshe. Ai ishte nje karakter klasi per nje film. Nje mundes truplidhur qe perfundon politikan… eshte nje karakter qe dhe vete Travolta do e kishte zili.

Trillime: Ne keto caste, shumekush do thoshte se ndodheni prane nje kolapsi politik. Planet tuaja per te ardhmen?

Deputeti P: Nuk mendoj se jam prane nje kolapsi. Keto jane gjera normale per politikane Shqiptare. Te mos harrojme qe te tjeret jane fajtore per shperthime qe kane rrafshuar nje fshat, apo qe kane futur njerez si bageti per t’u vrare per kredon e tyre politike. Sic pati thene dikur aktorja Inisi, cudia 3 dite zgjat…
Megjithate, kam dhe disa oferta artistike. Nje televizion privat shume i politizuar me ka kerkuar te bej nje seri me kamera te fshehta. Nderkohe, kam dhe ca adhurues anonime qe me kane kerkuar te blejne koleksionin tim te videove. Njeri prej tyre qe eshte me theks tropojan, por nuk e di kush mund te jete me ka ofruar shuma te majme per te gjitha videot… Per mua jam ne kulmin e karrieres artistike.

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.