Burime të sigurta të trillime.com kanë lajmëruar se Edi Rama, në bashkëpunim me PS Records(Partia Socialiste Records) po pregadit një diss për Sali Berishën.

Në fakt, burimet nuk guxonin të tregonin shumë informata, por disa kryesore i shpalosën ekskluzivisht për ne.
Dissi pritet të del gjatë këtij viti, dhe të jet një hit i paparë e i padëgjuar.

Poashtu dihet se këtij dissi Edi Rama do i bashkangjisë një spot që ndoshta as në skenën ndërkombëtare s’është parë.

Madje burimet e lartëpërmendura arritën të na siguronin hyrjen, pra tekstin në fillim të dissit. Teksti do jetë:
“Yeahhh. MC Edi in this shit, o Salo hapi kutitë”…

Pjesa tjetër s’do të zbulohet le të mbetet surprizë.

Ja edhe një foto ekskluzive gjatë pregaditjeve të para për spot:

: Uncategorized

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.