Shkenctarët dita-ditës po mundohen të shpikin metoda të reja për të furnizuar automjetet në mënyrë sa më të mirë, më të lirë, dhe të padëmshme për ambientin.

Në fillim është menduar që të bëhet me hidrogjen, po kohëve të fundit po shqyrtohet një mundësi shumë më efikase dhe pothuajse aspak e kushtueshme – me pordhë!!!

Si funksionon? Së pari besoj se mendoni po si ore metodë e padëmshme për ambientin? Epo, mos harroni se teknika ka përparuar. Mënyra si funksionon është shumë e thjeshtë.

Shkenctarët kanë zbuluar një makinë(e nxajshme me guacën) ku njerëzit ulen dhe kryejnë procesin e lirimit të gazit. Makina e merr gazin dhe me mekanizma special e shëndrron atë në gaz të padëmshëm dhe të furnizueshëm për automjetet.

Pra, në një të ardhme të afërt ju nuk do keni nevojë të shkoni në pikat e karburantit, thjesht e bleni makinën, hani groshë(pasul) e të tilla ushqime, merrni një gazetë dhe shijojeni “karburantin”.

: Uncategorized

Leave a Reply