Sipas thashethemeve më të fundit këngëtarët e grupit Skillz, Ledri dhe Visari po mendojnë për shkëputje nga grupi.
Nuk është arsye ndonjë zënkë, por thjeshtë të dy dëshirojnë të bëjnë një solo-karierë, dhe “iu është bërë bajat” grupi.
Asgjë nuk është definitive, por mendohet se ishte propozim i Ledrit, dhe Visari është në shqyrtim të tij, dhe duket se në parim është i pajtimit.
Në rast se kjo ndarje arrihet, do jetë një lajm shum i keq për fansat e këtij grupi të famshëm.
