Sot arritëm të zhvillojmë një intervistë ekskluzive me këngëtarin e mirënjohur të estradës, Shpat Kasapin.
Trillime.com – Përshëndetje Shpati, dhe faleminderit që gjete kohë për këtë intervistë ekskluzive për faqen tonë.
Shpat Kasapi – Është kënaqësi e imja.
Trillime.com – Atëherë Shpat, tregona diç për fëmirinë tënde.
Shpat Kasapi – Po. Kur isha fëmijë thënë të drejtën isha “qyqar”(qeshet). Të gjithë shokët e tjerë më ngacmonin, kurse femrat më përqeshnin. Isha çdoherë gjakftohtë, dhe shumë i butë me të tjerët. Dikur më nuk u durova, dhe zbulova talentin tim. Ai ishte të kënduarit. Që nga ajo kohë, edhe pse me pak përkrahje nuk iu ndava muzikës.
Trillime.com – E konsideron veten akoma “qyqar”?
Shpat Kasapi – Përderisa kam sigurimin, jo(qeshet).
Trillime.com – Po pastaj si vazhdoi karriera?
Shpat Kasapi – Pasi zbulova talentin tim, kisha ëndërr të pushtoja skemën. Kështu si hap i parë thash të i jap rëndësi dukjes. Kjo ndikoi që femrat të vinin pas meje. Që nga ato ditë nuk e ndieja më vehten “qyqar”.
Trillime.com – Si u prit Shpati në daljen e parë në skenë?
Shpat Kasapi – Me uuuuuu nga meshkujt, dhe me aaaa nga femrat(qeshet)
Trillime.com – Cila është kënga yte që ty të pëlqen më shumë?
Shpat Kasapi – Kush të ndau prej meje padyshim.
Trillime.com – Cili/a këngëtar/e të pëlqen më së shumti?
Shpat Kasapi – Angelina Jolie, do doja një natë me të, tanimë u nda nga Brad Pitt.
Trillime.com – Këngëtarja Angelina Jolie hëë. Po cili politikan?
Shpat Kasapi – Padyshim ai presidenti në filmin “The President”.
Trillime.com – Cilat janë planet për të ardhmen?
Shpat Kasapi – Po shikoj për të dalur në MTV, dhe bashkpunim me disa këngëtar të huaj. Le të mbeten sekret këto që thash më lart.
Trillime.com – Faleminderit për Intervistën.
Shpat Kasapi – Faleminderit juve.
