Menyra moderne per te vendosur nje fjalekalim te sigurte

Duke u nisur nga nje shkrim ne nje nga faqet e blogosferes shqiptare per problemet e fjalekalimeve, webmasterave te paskrupull dhe rrezikut te vjedhjes se ketyre fjalekalimeve, stafi i trillime.com mori persiper te studioje sjelljet e perdoruesve dhe hapat drejt nje fjalekalimi te sigurte.

Per studimin tone iu drejtuam nje nder universiteteve me te njohura ne Europe, Universitetit te Tetoves. Nje nga profesoret e atjeshem qe sigurisht deshiroi te qendronte anonim, na shpjegoi se: “Fjalekalimi i mire eshte nje fjalekalim qe permban 12 shifra te cilat jane shkronja te medha, te vogla dhe simbole (sikur ne nuk e dinim kete gje). Per ta bere fjalekalimin me te sigurte, eshte e rendesisshme – theksoi profesori – qe ndermjet shkronjave te fusim sa me shume simbole pa kuptim qe ta bejne fjalekalimin teresisht te pamundur per t’u mbajtur mend”.

Me tej profesori na tregoi se qe fjalekalimi, te mos na keqperdoret nga te tjere nuk duhet te shkruhet kurre ne asnje vend.

E vetmja menyre per ta bere fjalekalimin te sigurte, eshte te kesh nje fjalekalim qe nuk e mban mend- na shpjegoi ai- “Personalisht fjalekalimet e mia une i krijoj duke mbyllur syte dhe duke goditur me berryla tastieren disa here.”

Nese dikush eshte shume i shendoshe dhe nuk arrin te hape berrylat, atehere sugjerojme te godase tastieren me koke derisa te plotesoje 12 karaktere. Nese koka eshte shume e madhe dhe shtypni me shume se 12 shifra njeheresh, atehere merrni nje mace shtepie, shtrijeni mbi tastiere dhe ajo ju garanton fiks 12 karaktere te ndryshme te shtypura.

Hapi tjeter i sigurise eshte te vendosesh “Kujtuesin e fjalekalimit”. Edhe ky kujtues eshte nje burim te keqijash. Pyetjet “Si e ka emrin mamaja?”, “Si i ke 4 shifrat e fundit te kartes se kreditit?” e te ngjashme, jane gjera qe i di gjithekush, sidomos nese ke pasur nje mama te bukur ne rini. Edhe ketu duhet te perdoret nje menyre kodimi i mesazhit. Nese nena juaj quhet Bexhete pershembull, ne fushen e kujtuesit duhet te shenoni “P§A>C$O$L%L&E/’, ose dicka te ngjashme”

Menyra moderne per te vendosur nje fjalekalim te sigurte

1 Comment for this entry

2 Trackbacks / Pingbacks for this entry

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.