Ky termet ne Kosov(e di që ka gabime gramatikore, por kështu po thonë, termet në Kosov) ka sjellur shumë dëme në farmville. Mirëpo, ne kemi marrë disa informata më të gjërësishme për këtë fakt.

Së pari, epiqendra e termetit ishte Farma e bacës Azem, një plak nga Istogu, që luan farmville për një kohë të gjatë. Dëmet që ka sjellur ky termet janë të pallogaritshme(arrijnë deri në 1,000,000,000 coins në lojën farmville).

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe po investon para për të i rimbushësuar apo kompenzuar. Në rregulloren e përpiluar urgjentisht thuhet se do ndahen 50 milionë coins për kompenzimin e farmave.

Qeveria ka cekur se do të përfitojnë vetëm fermerët që i kanë dhënë shumë rëndësi ruajtjes së farmës nga ky termet në Kosov të tjerët nuk do përfitojnë.

Disa njerëz janë detyruar madje ta vendosin farmat e tyre me qera apo në shitje, shikoni për më tepër foton duke klikuar mbi të

: Uncategorized

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.