mehmetvsesmer
Aktori i mirënjohur i ish serialit më të shikuar në trevat shqiptare Jeta e Hidhur,i madhi Mehmet Kosova në një deklaratë për shtyp tha se i ka shpallur luftë aktorit kryesor të serialit më të shikuar në trevat shqiptare Vitet e Humbura,Kryqorit të quajtur ESMER.
Deklarata e Mehmetit ka ardhur pasi që ai po e sheh që dita ditës po i humbet popullariteti dhe ai don të tregojë që është më i fortë se Esmeri.
“Unë jam më i fortë se ai.Ai të gjithë të këqinjtë po i vret me bandën e tij pre 30 personash,kurse unë të gjithë i vrava vetë.Ai ka shumë fat e pranoj,por unë edhe pse nuk kisha fat gjithmonë dola fitues.E dashura ime Nermini ka qenë më e bukur se Ajlini.Unë pi çaj kurse ai pin alkool,çaji të bën të fortë kurse alkooli të dobëson.Ai është një shkërdhatë.Atë e vras me duart e mia”-tha Mehmeti.

Mehmeti do ti ketë në dispozicion edhe Shykrien dhe Hasanin të cilët po përgaditen intenzivisht për luftë.
Pritet përgjigjja e Esmerit pas kësaj deklarate të Mehmet Kosovës.

: Uncategorized

9 Trackbacks / Pingbacks for this entry

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.