Sulmuesi Brazilian i Manchester City, Robinho eshte ne shitje.

BBC ne kete artikull njofton se Robinho nuk eshte ne planet e trajnerit te Manchester Cityt dhe skuadra po perpiqet medoemos ta “largoje” ate drejt nje skuadre tjeter.(City want to offload him before next Tuesday’s transfer deadline and had given permission for talks.)

Mesohet se Robinho ka refuzuat nderkohe skuadren turke te Fenerbahces pasi ajo nuk ndodhet ne Europe. Aktualisht nuk ka asnje oferte tjeter per te dhe pritet qe Manchester City te pranoje cdo oferte qe behet per ta hequr qafe brazilianin e bezdisshem. Problemet me Robinhon rrjedhin qe nga sezoni i kaluar ku nuk kishte dashuri mes tij dhe shokeve te tjere te skuadres dhe per kete arsye ata e derguan per disa muaj te luante ne shtepi tek skuadra braziliane e Santos. Sic kuptohet dhe brazilianet e Santos nuk e duan me Robinhon, prandaj ai eshte i hapur ndaj cdo oferte.
Ne kete situate, presidenti i vetem i nje skuadre shqiptare qe nuk ka kokerr leku deshiron te perfitoje nga situata per te afruar dhe njehere nje brazilian. Behet fjale pikerisht per Bert Xhanin; sic kishte premtuar, do i perqendroje te gjitha fuqite e tija vetem tek nje ose asnje blerje kete sezon.

Pritet qe Xhani ti beje nje oferte qe Robinho nuk mund ta refuzoje. Oferta financiare do bazohet mbi “llaf-burrash” nga ato te Xhanit dhe me shume mundesi do e binde Robinhos te luaje ne nje vend qe i perket kontinentit Europian.

Nuk dihet akoma struktura e skuadres se Partizanit per kete sezon, por Xhani nuk sheh asnje problem me largimin e nje pjese te mire te lojtareve qe perbenin vjet skuadren e tij.

“Nese marrim ne skuader Robinhon nuk do kemi probleme. Robinho ka treguar se di te luaje i vetem kunder 11 lojtareve dhe shoket e skuadres jane te kote pasi ai nuk pason kurre.” – citohet te kete thene Xhani nen ze. – “Une kam biseduar gjithashtu me disa kalamaj te pallatit qe me kane premtuar qe pas shkolle do luajne me Robinhon dhe Partizanin nese i lejojne mamate. Ne te kundert, Robinho ka mundesine te shndrije si gjithmone duke luajtur i vetem.  Pikerisht nje sipermarrje e tille prej heroi, do e bindte Robinhon qe te luante ne Shqiperi dhe ta nxjerre brenda nje sezoni Partizanin kampion te SuperLiges (po po, te SuperLiges, por duke u nisur nga Kategoria e Pare), dicka qe nuk e ka bere dot as Maradona.

3 Comments for this entry

9 Trackbacks / Pingbacks for this entry

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.