Lideri i deputeteve pa portofol Edi Rama ka kerkuar serish qe te padise Salen tek “me te medhenjte”. “Une e bera pjesen time, une isha ne opozite, une bera rremuje ne sheshrat e Tiranes me protesta, une nuk pranova zgjedhjet ashtu si dhe Sala ca vite me pare!. Pse Sala nuk ma liron karriken” – mesohet te kete qare “Edi i gjate” sot per disa gazetare qafëpalare qe nuk kane me se te merren tjeter.
Mesohet se Edi i Gjate eshte treguar i gatshem te spiunoje tek mediat dhe pjese te bisedave te meparshme qe ishin bere midis edukatoreve Daut e Shul dhe Sales. Ai ka treguar se si Sala e ka tallur dhe perqeshur vazhdimisht gjate darkes ne barkun e Krokodilit ne NeverLand. Edi ka treguar se Sala eshte treguar dhe i paedukuar kur ne nje pike te darkes i ka peshperitur ne vesh Edit: “Te me rruac trapin!”
Nga ana tjeter, edukator Shuli (shok i shokut te ngushte te Sales, Lirit te Monikes), ka qeshur gjithe kohen me Edin dhe ne fund te darkes e ka kapur dhe per hunde duke qeshur me ngjyren e kuqe qe kishte marre.
“Ti je komunist i vertete” -mesohet ti kete thene pas perkedheljes se hundes.
Nga ana tjeter, edukator Dauti ka dashur te mbaje qendrim ndaj mistrecit te vjeter Sale. Ai e ka kercenuar per thyerje note sjellje dhe per paralajmerim per perjashtim nga ….. darka!
Pritet ne ditet ne vazhdim qe si Edi i Gjate, ashtu dhe Sal Mistreci te vazhdojne te tallin sumatricen publikisht me te gjithe lexuesit e ketij shkrimi dhe te shkrimeve te tjera ne mediat e nderuara shqiptare.
