E kush do thoshte se qeveria e Shqipërisë nuk po ndërmerr hapa konkretë në zhvillimin e ekonomisë, si dhe rritjen e pagesave kundrejt qytetarëve(në përgjithësi)?. Fakti më i mirë është një vendim i fundit i kabinetit të Prof. Dr. Acc. Dip. Ku. Prof. etj.(vetem soc. jo ;) )Sali Berisha.

Kabineti qeveritar i Shqipërisë ka marrë një vendim që i ka tronditur të gjithë(për të mirë sigurisht), dhe që ishte tejet befasues.

Qeveria e Shqipërisë rrezikoi duke ngritur penzionet me 12 lekë për secilin penzionist. Kështu, kjo qeveri po vërteton se aspak nuk është prekur nga kriza e Greqisë.

Në anën tjetër, reagoi Partia Socialiste, që deklaroi se kjo rritje duhet anuluar menjëherë, sepse do e thellojë krizën ekonomike të vendit.

Hë pra, edhe këtu të pakënaqur socialistët, dhe këtu na flasin për krizë…

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.