Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka menduar mijëra e mijëra metoda se si të sjellë një rrugë reale dhe të mirë, që të i bindë Sali Berishën e Fatos Nano-n që të pajtohen.
Duke u konsultuar të tretë, Edi Rama propozoi që të luajnë një lojë poker në facebook Topi, Rama e Berisha mes vete, ku nëse do fitonte Berisha kutitë nuk do hapeshin, nëse do fitonte Rama kutitë do hapeshin e nëse do fitonte Topi çështja do mbetej misterioze.
Trillime.com siguroi dokumentacionin që tregon në detaje si është zhvilluar ngjarja, dhe do e shpalosë atë për vizitorët, por sigurishtë në shkurtim.
Atëherë. Së pari asnjëri nuk kishte chipsa. Bamir Topi siguroi disa Credit Carta të huaja, dhe bleu për të tre nga një milionë chipsa. Kaluan 1 orë deri sa e kanë gjetur një tavolinë të lirë. Filluan lojën, dhe Topi kishte një epërsi të lehtë. Pastaj futet një person që donte të luaj, dhe 3 protagonistët u desh të largohen nga tavolina. Pasi u larguan, gjetën një tjetër, ku pas një lufte të ashpër fitoi Berisha. Pas 10 minutave llogaritë u supspenduan, shkaku i transfereve të chipsave, që sipas Zyngas konsiderohen ilegale.
Partia Demokratike shpalli fitoren duke deklaruar:
“Ne i treguam edhe njëherë me armët tona diplomatike dhe demokratike se mafiozët e kanë gabim kur thonë se votat janë vjedhur. Tani pas humbjes, i ftojmë të mos kërkojnë hapjen e kutive”.
Presidenti Topi deklaroi:
“Ku di gjo unë”.
Kurse PS:
“Sali Berisha edhe njëherë vërtetoi se po bën gjithçka për të na mposhtur. Është e qartë se është marrë vesh me ata të zyngas që letrat e mira të bijnë për të. HAPI KUTITË”.
Do hapen apo jo???
