Një termet prej 5 shkallësh e ka dridhur Kosovën sot. Dëmet më të mëdhaja janë shkaktuar në farmat e lojtarëve në farmville.

Shumë farma të lojtarëve nga Kosova janë prishur, duke shkaktuar humbje të disa niveleve(levels) dhe prishje të punës 1 orëshe(me klikime me mouse).

Për këtë janë ankuar shumë lojtarë, dhe kanë kërkuar kompenzim nga qeveria.

Njëri nga lojtarët deklaroi:
“1 muj e kom hup tu e rregullu farmën. O tash qeveria ja le tmi jep paret, ja le ti shtin njerzt e kabinetit me ma nreq, un pe du farmen qysh e kom pas”.

Tjetri deklaron:
“Është mëkat i madh që një qeveria nuk i ka kushtuar rëndësi rregullimit të farmave dhe ruajtjes së tyre e parapregaditje për ngjarje të tilla. Turp”.

I treti thotë shumë shkurt:
“Kështu harroni integrimet Evro-Atlantike”.

Ja një foto ekskluzive nga një farmë, e cila ishte e plotë me bashqe, por pas termetit u nda copa-copa:

: Uncategorized

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.