Shkenctarët pas studimeve të shumta, dhe pasi arritën në një planet jashtë sistemit diellor që i ngjan shumë tokës, zbuluan një krijesë të re që e kanë quajtur AVASHIM.
Avashimi i ngjan shumë krijesave në filmin Avatar, si dhe kryeministrit të Kosovës, prej ku edhe e ka marrë emrin (Avatar – ava, Hashim – shim = AVASHIM).
Krijesa e re dinte të fliste shumë mirë, madje kishte thënë:
“Planeti ynë do integrohet në sistemin diellor, në bashkëpunim me Qeverinë e Tokës, Planetin e Marsit, Hënën dhe partnerët tanë tjerë në atë sistem”.
Pritet që kjo krijesë të zgjojë interes të madh tek i gjithë planeti ynë. Për çdo informacion të ri mbi këtë krijesë do ju mbajmë në informim.
Ja edhe një foto e marrur nga korrespodentët tanë në planetin e cekur:

